Të jesh pjesë e ekranit ku të gjithë sytë janë drejt teje është e nevojshme që të dukesh në perfeksion dhe për këtë të vjen në ndihmë make-up.

Një nga vajzat që shfaqet gjithmonë e kuruar jo vetëm në ekran po edhe në foto që poston është moderatorja Luana Vjollca.

Por mesa duket asaj i ka ardhur në majë të hundës tualeti dhe ka vendosur që pikërisht në një ditë të diele, që më në fund e ka pushim të shfaqet pa make-up.

Luana në një video që ka postuar në Instagram shfaqet pa make-up, me flokët e kapura disi të çregullta.

“E dielë e lumtur, më në fund pushim dhe pa pikë grimi”, shkruan Luana.