Në një kronikë kushtuar bashkëpunimit mafioz italo-shqiptar të tr*fikimit të dr*gës, media italiane RAI3 ka përcjellë informacione sesi mafia shqiptare pastron paratë e përfituara nga vepra kriminale.

Në kronikë RAI 3ka vendosur të përfshijë edhe një intervistë të bërë me gazetaren investigative shqiptare, Klodiana Lalën e cila është shprehur se “Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament.

Ndërsa gjatë kronikës gazetarët nuk ngurrojnë të përmendin faktin se gazetarja shqiptare Klodiana Lala ra pre e një atentati, ku ajo dhe familja e saj u kërcënuan me jetë nga grupe kriminale, për shkak ë detyrës së saj.

Kronika e plotë e RAI3 kkushtuar mafias shqiptare. Intervistë me gazetaren Klodiana Lala

“Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”. Ky është citimi i gazetares së kronikës, Klodiana Lala gjatë një interviste për televizionin italian Tg3.

Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë udhëtuar nga Roma për të intervistuar Klodiana Lalën. Klodiana Lala, është gazetarja shqiptare që jetën dhe karrierën e saj ia ka dedikuar dëshmisë së historive dhe bëmave të grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Ish-trajeneri Xhani De Biasi jep intervistë lidhur me gjendjen e kombëtares, zbuloni si shprehet ai për shqiptarët

“Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”– thotë Klodiana Lala.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

“Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën”- thotë Klodiana Lala. Në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.

“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”- Klodiana Lala.