AUSTRALI

Një jaht i madh që kushton miliona dollarë është përplasur në një port turistësh në Cairn, në Queensland, Australi.

Për shkak të një problemi mekanik, jahti luksoz ‘Moatize’ (që kushton miliona dollarë) ka humbur kontrollin dhe është përplasur në portin e Cairns, në Queensland.

Në video shihet anija gjigande që shkon drejt molit me shpejtësi, në një kohë që porti ishte plot me turistë qw drekonin pranë njw restoranti lundrues.

Ekuipazhi është përpjekur me të gjitha mënyrat për të ulur shpejtësinë e mjetit duke evituar që të kishte të tjera dëme në anijet e tjera. Fatmirësisht asnjë i plagosur. Jahti , sipas shtypit australian, i përkiste një manjati të qymyrit.