Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës” monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë, ku arrinte t’i gjente klientelë meshkuj, shumë vajzave që shoqëroheshin me ta.

Një prej tyre, ishte dhe një punonjëse policie, ku “Zogu”, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me këtë “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.Por punonjësja e policisë nuk ka qenë e gatshme për të dalë me meshkuj, pasi siç dhe del nga përgjimi telefonik ajo ishte e sëmurë dhe se doktoresha i kishte rekomanduar të pinte një kurë me ilaçe. Për të bindur Zogun e Tiranës, punonjësja e policisë i thotë se ishte seriozisht e sëmurë dhe ajo tregohej e gatshme që t’i bënte foto dhe t’ia tregonte Zugut, këtë fakt. Nga ana tjetër Zogu i thotë se: “çfarë mund të bëj për ty”, por punonjësja e policisë D.B, ia kthen:“pas periodave”.

 

Më tej Zogu, bën një telefonatë tjetër dhe gjen dy vajza të tjera, të cilat shkon i merr në banesë me një taksist që quhet Velo, dhe që është punonjës policie, dhe ia dërgon ato në hotel Adi Bolit dhe një shokut të tij.

Përgjimet telefonike tregojnë më së miri mënyrën se si vepronte rrjeti i prostitutave “Class” në Tiranë dhe si menaxhoheshin ato nga “Zogu i Tiranës”, parukierja Anjeza Bena, F.Sula. dhe tutore të tjera.

Në një përgjim të kryer nga prokuroria del qartë dhe pozicioni i Zogut në këtë rjet prostitucioni, pasi në datën 21 tetor 2019 gjatë zhvillimit të një bisede me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të marrë një grup ku**ash, ku**at e tij, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut, i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete por vetëm vajza dhe të vinte në lokal.

Mes “Ledi B” dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë si më poshtë,ku janë të ftuar dhe dy këngëtarë dhe se atmosfera duhet të ishte shumë elektrizuese. Ledi.B i thotë Zogut:“Të enjten je i ftuar, merr një grup ku**ash, ku**ash ç’a të duash ti. Është i ftuar E.Ll (emër këngëtari) dhe J.V (emër këngëtareje), merri ato ku**at e tua…se do i bësh reklamë hapjes së lokalit. Pastaj flasim që të marrësh dhe t’i një përqindje, pasi nuk do të jetë me tallava. Merri ku**at më të mira se do të prenotoj tavolinë dhe mos me merr e më sill çuna.

Nga ana tjetër Zogut i përgjigjet pozitivisht “Ledi.B” duke i konfirmuar se do shkonte me një grup vajzash në ambientet e lokalit që sapo do inaugurohej.

Në 30 tetor 2019 Hermes Nikaj telefonohet nga një personazh që ai i gjen herë pas here vajza i cili quhet “Adi Boli” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë e më poshtë, ku Adi i thotë se është me një shok dhe se duhet të takohen por Zogu, duhet të marrë me vete dhe dy shokë.

Adi Boli: Si të kam?
Zogu: Mirë po ti?
Adi Boli: Jam me një mik, shif mos pimë ndonjë kafe më vonë
Zogu: Kur?
Adi Boli: Pak më vonë
Zogu: Po kur pak a shumë?
Adi Boli: Për 1 orë
Zogu: Ok
Adi Boli: Merr 2 shoqe
Zogu: Ai miku jot do rrijë me ne bashkë?
Adi Boli: Kuptoj

Vetëm 30 minuta pasi ka mbyllur këtë bisedë “Zogu i Tiranës” telefonon në orën 23:04 të natës punonjësen e policisë D.B, duke i thënë kësaj të fundit të bëhet gati pasi do takohen me Adin. Por punonjësja e policisë i thotë se nuk mundej atë natë, pasi ishte e sëmurë, duke i deklaruar se ishte vizituar dhe doktoresha i kishte dhënë një kurë me ilaçe për t’i vazhduar. Për të qënë më e besueshmepara Zogut, D.B, i betohet për kokën e fëmijëve dhe madje i thotë se nëse nuk besonte t’i bënte foto dhe t’ia niste. Mes Zogut të Tiranës dhe punonjëses së policisë zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë shpirt ç’a je tu bë?
D.B: Gjumë
Zogu: Bëhu gati se do takohemi me Adin
D.B: Kam vazhduar kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem.
Zogu: Po mirë tani si je?
D.B: Për kokë të fëmijëve
Zogu: Në rregull unë për ty e kam…
D.B: Ta bëj me foto ta nisi, nuk jam në rregull. Duhet të vazhdoj kurrën
Zogu: Çfarë duhet të bëj për ty?
D.B: Pas periodave
Zogu: Hajt se flasim

Sapo e ka mbyllur me punonjësen e policisë, Hermes Nikaj nuk rresht se kërkuari vajza, për t’ia çuar në takim “Adi Bolit” i cili po priste me një shokun e tij. Zogu, telefonon një vajzë që është identifikuar me emrin Bersi, duke i thënë kësaj të fundit formulën e tij të joshjes “Telebingo”, bëhu gati se do takojmë çik Adin. Mes Bersit dhe Zogut të Tiranës zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, ku duket qartë se kjo vajza ka dalë dhe herë tjetër me këtë djalë, ku sipas Zogut, kanë bërë intervistën.

Zogu:O jeta ime
Bersi: Ku je dritë?
Zogu: Do bëhesh çik gati, Telebingo, do takojmë çik Adin që kemi qënë kemi qënë njëherë bashkë që erdhi dhe (emër vajze) bëmë intervistën.
Bersi: Bashkë do ikim?
Zogu: Po po patjetër, po shoqe siç kemi qënë që erdhi dhe (emër vajze) për intervistë
Bersi: Vetëm ne të dy asnjë tjetër?
Zogu: Hajt siç ishe veshur bukur atë ditë, bëhu gati

Në orën 23:31 sërisht Hermes Nikaj telefonon vajzën me emrin Bersi, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Ku jeni?
Bersi: Në shtëpi
Zogu: A shumë mirë, prisni aty se vij iu marr unë me makinë sa të dal nga lokali se po pres të vij të më marri ai.

Pesë minuta më pas “Zogu i Tiranës” telefon “Adi Bolin”, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Adi Boli: Ç’a bën si je?
Zogu: Hë mo jeta, ku je?
Adi Boli: Jam në bllok, me këta miqtë e mi
Zogu: Do takohemi?
Adi Boli: Çik më vonë do të marr unë. Me kë je ti?
Zogu: Po kur o zemër se po presin dhe ato që ta dinë?
Adi Boli: Për nja gjysëm ore të marr unë
Zogu: Mirë
Adi Boli: Shiko se i kam miq të mirë, shikoji çik vetë ti

Në 31 tetor 2019 në orën 00:08 të mesnatës mes Hermes Nikaj dhe “Adi Bolit”, zhvillohet një tjetër bisedë, ku Adi Boli i thotë se kur të vinin vajzat t’i jepte lekët, ku atyre do u jepej dhe pjesa financiare që i përkiste Zogut për shërbimin që po bënte. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Adi Boli: Ku je?
Zogu: Tek (emër lokali), hajde.
Adi Boli: Ne po shkojmë tek (emër hoteli)
Zogu: Po po, ok.
Adi Boli: Ideja që do vinë ato dhe atë tënden do t’ia jap unë atyre dhe të them unë se ku do shkojmë
Zogu: Edhe këta janë tek(emër hoteli)?
Adi Boli: E atje. Ngjiti ato ti se të them unë pastaj. Do ja u jap unë atyre pastaj, mirë?
Zogu: Tani po shkoni aty juve?
Adi Boli: Ja për 20 minuta gjys ore të them unë, kur të jem atje.
Zogu: Po pse kaq shumë?Adi Boli: Po ja e ke parasysh.

Në 00:15 të datës 31 tetor 2019 sërish Hermes Nikaj bisedon me Adi Bolin dhe të dy së bashku zhvillojnë këtë bisedë, e cila është përgjuar nga prokuroria.

Zogu: Po ikim ne para
Adi Boli:Ok
Adi Boli: Merri nja dy dhoma aty ngjitur, të rrinë të dyja aty
Zogu: Sa të lahen
Adi Boli: E ke parasysh
Zogu: Po po e kuptoj
Adi Boli: Dhe do ashtu unë pastaj me ato
Adi Boli: Të marrin dy dhoma dhe më thuaj
Zogu: Ok
Adi Boli: Shkuat aty?
Zogu: Po shkoj ti marr me taksi
Adi Boli: Se po vij
Zogu: Ok

Në orën 00:30 Hermes Nikaj telefonon njërën nga vajzat që do çonte në hotel dhe me Bersin zhvillon këtë bisedë, duke i pohuar kësaj të fundit që të dilnin jashtë pasi ai kishte ardhur me taksi me Velon, edhe ky i fundit sipas dëshmisë së D.N, ishte një taksist që punonte në policisë e Tiranës. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë dil motra
Bersi: E di shtëpinë time?
Zogu: Po me jetë, se me taksi jam vetëm me Velon.

Pasi vajzët kanë hipur në taksi ato kanë përfunduar ambientet e hotelit ku i priste takimi me Adi Bolin dhe shokun e tij.

Ndërsa në 19 tetor 2019 në orën 22:37 “Zogu i Tiranës” telefonon një biznesmen që identifikohet si “Zio”, me të cilin kishin qënë në 2 gusht 2019 në ambientet e hotel “Autostrada” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më psohtë, ku vajza që ishte me Zogun i kërkon para biznesmenit dhe takohen së bashku:

Zogu: Po vij me gocat aty për pak

Në telefonin e Zogut, flet një vajzë e cila i thotë Zios se nuk ka lek dhe i kërkon para.

Zio: Të jep zemra
Zogu: Ja se erdhë,dil se erdhëm
Zio: Ok
Zogu: Ku je zemra…ku vajte?
Zio: Hajde tek zyra
Zogu: Tek zyra, po

Pas këtij takimi me biznesmenin “Zio”, Hermes Nikaj në datën 21 tetor zhvillon një bisedë me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të matrë një grup vajzash, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete. Mes “Ledi B” dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Ledi.B: Të enjten je i ftuar, merr një grup ku**ash, ku**ash ç’a të duash ti. Është i ftuar E.Ll dhe J.V,(këngëtarë), merri ato ku**at e tua…se do i bësh reklamë hapjes së lokalit. Pastaj flasim që të marrësh dhe ti një përqindje, pasi nuk do të jetë me tallava. Merri ku**at më të mira se do të prenotoj tavoliën dhe mos me merr e më sill çuna.

Nga ana tjetër Zogut i përgjigjet pozitivisht “Ledi.B” duke i konfirmuar se do shkonte me një grup vajzash në lokalin që sapo do inaugurohej.

Nga komunikimet që Hermes Nikaj ka zhvilluar me parukieren Anjeza Bena, kjo e fundit i kërkon “Zogut të Tiranës”, disa vajza për të cilat pyet me emra konkretë. Gjatë bisedës, Hermesi shprehet se nuk ka fitime prej këtyre vajzave, ndërsa gjatë bisedës së përgjuar Anjeza Bena vijon duke i thënë se ato bëjnë marrëdhënie seksuale, ndërsa ajo dhe Zogu i bëjnë nder. Ndërkohë në datën 17 tetor 2019 një nga tutoret F.Sula. bisedon me një vajzë të quajtur Marina, duke i thënë kësaj të fundit që kur ta marrë në telefon të dalë poshtë menjëherë. F.Sula, vijon t’i thotë se do marrë gjysëm ore para pasi do kenë punë dhe duhet të bëjë si i thotë F.Sula dhe mos të ketë llafe për këtë. Vajza nga ana tjetër e telefonit i thotë “në rregull”. Dy orë më vonë pas kësaj bisede F.Sula telefonon vajzën me emrin Marina, dhe i thotë në rregull. Më tej F.Sula i thotë se pas një ore duhej të bëhej gati dhe të vinte tek bodrumi se aty e priste. “Leri ato huqet, prandaj nuk kam qef të punoj me ty se ke huqe”-i thotë F.Sula, vajzës që kishte gjetur Hermes Nikaj. Për më tepër, e dyshuara tutore, F.Sula, i thotë vajzës se kishte marrë kapar 30 mijë lekë dhe nuk duhet të dështonte puna. Mes tutores F.Sula dhe vajzës me emrin Marina, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

F.S: Do jesh e gatshme nesër në mëngjes që të vish, se do jesh patjetër se nesër do takosh gocen e huaj në orën 9, mos kemi llafe se 30 mijë lek i mora që në fillim.
Marina: Pa merak
F.S: Nesër të bëhesh gati se puna është punë…më 28 nëntor 1997 Arjola.
Marina: Në rregull
F.S: Genti, genti ai çuni, do të marri një tjetër Genti
Marina: Si e ka emrin:E mirë ok
F.S: Mos të dëgjoj gam gam se të pëlqen me folë shumë, të pëlqen me më nxeh se po më nxehe do ta q… nënën.

Ndërkohë po në të njëjtën datë, në 17 tetor 2019 Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës”, ka telefonuar një vajze të pa identifikuar ende, duke i pohuar që të vishet mirë dhe të afrohet afër shtëpisë së tij tek Rruga e Durrësit dhe nga ora 11 të pinin kafe së bashku e më pas në 13:00 të mernin makinën dhe të iknin tek, pronari i një restoranti peshku në Tiranë, që quhet “Turi”.

Një ditë më pas në 18 tetor 2019 Floresha.S, telefonon sërisht vajzën me emrin Marina, të cilës i thotë nëse do vijë ajo goca, pasi Floresha është tek stacioni dhe po e pret. Marina nga ana tjetër e telefonit i thotë se do vijë pasi ka folur me të. Ndërkohë katër orë më vonë pas kësaj telefonate Floresha.S, bashkëbisedon me Hermes Nikaj, të cilit i thotë se I duhet një numër i ri me emrin e saj, për atë muhabetin, për mjekroshin. Pesë minuta pasi e ka mbyllur telefonatën me “Zogun e Tiranës”, Floresha.S, telefonon vajzën e quajtur Marina me të cilën zhvillon këtë bisedë si më poshtë?

Marina: Shtëpi jam
F.S: Hermesi do më japi numrin e ri që t’ja jap mjekroshit. Si thua t’i jap numërin e ri apo atë që kam?
Marina: Unë them që t’i japësh numërin tjetër
F.S: Erdhi ai muhabeti tani, t’i rashë telefonit se ishe në gjumë.

Nga konteksti i bisedës del se Floresha dhe Marina, takohen në një vend që identifikohet me emrin “Bodrum”.

Ndërkohë gjatë një bisedë tjetër mes F.Sulës dhe Marinës, F.Sula i thotë kësaj të fundit se ka shkuar me një person që quhet “Flamur”, i cili është drejtor, ndërsa Marina i tregon se ka shkuar me një person me emrin “Flori”

Gjithashtu në datën 18 tetor 2019 rreth orës 13:00 Anjeza Bena, pronarja e një parukerie në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, bisedon me një personazh që është identifikuar me nofkën “Çesku”. Ai i kërkon me doemos një vajzë Anjeza Benës, dhe ia kërkon për tre ditë, por nga ana tjetër Anjeza, i thotë se ajo vajza që ka gjetur e ka problem të marrë leje për tre ditë, pasi nuk është nga këto baxhellat që janë me teka, duke i pohuar se “kjo është femër tjetër”. Më tej Anjeza Bena, ia kthen se kishte biseduar më një vajzë, por siç thotë Anjeza, ajo është nga ato femra që kërkon 500 euro nata. Mes “Çeskut” dhe Anjeza Bena zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Çesku: Bëre ndonjë gjë?
Anjeza: E ka problem të marrë leje vajza 3 ditë pasi nuk është nga ato baxhellat që janë me teka. Kjo është femër tjetër. Për këtë është e vështirë, se pot ë vija dhe unë ishte më ndryshe. Por do shoh ç’mund të bëj…
Çesku: Ra linja se më mori ai shoku nga Belgjika
Anjeza: Fola me njërën unë po janë kështu, femra që kërkojnë 500 euro nata
Çesku: Po pate ndonjë gjë më mer në telefon
Anjeza: Patjetër

Pa kaluar shumë nga kjo bisedë sërisht Anjeza Bena zhvillon një telefonatë me një vajzë ende të panjohur dhe mes tyre zhvillohet një bisedë, ku Anjeza i thotë se i duhen vajza, pasi nesër ka ditëlindjen një miku i saj, dhe kërkonin t’ia kalonin bukur. Mes Anjezës dhe vajzës së panjohur zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Anjeza: Nesër ka ditëlindjen një miku jonë. I shkruajta dhe Kristit dhe do ta marr për atmosferë, balerinë… thuaj Denisës…e mora në telefon dhe është në Greqi, i shkruajta sa lek do por nuk më ka kthyer përgjigje.
Vajza: I shkruajta dhe unë dhe do të tregoj

Anjeza: Nuk e di a vjen dot, a bëhet gati dhe a rrin dot?I kam shkujt Zogut, do dal të pi dhe një kafe shpejt e shpejt…kam qënë e zënë me parukerinë…lidhu me Kristin edhe flas unë me të dhe shkojmë bashkë unë dhe ti takojmë ato të dyja. Ku të jesh duke ardhur më thuaj të takohemi, thuaj dhe asaj kështu, kështu.

Vajza: Hë se do ti shkruaj
Anjeza: Do t’ia jap unë

Anjeza Bena dhe vajza e paidentifikuar më pas takojnë vajzën balerinë me emrin Kristi, dhe të treja së bashku bisedojnë për të udhëtuar disa ditë në Maqedoni, ku do të festonte ditëlindjen një i njohuri i Anjeza Benës.