Presidenti turk, Erdogan ka kërcënuar sërish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit kundërshtoi operacionin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, që Ankaraja i akuzon për mbështetje të komplotit për grusht shteti.

Madje, Haradinaj shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës.

Erdogan ka kërcënuar sërish kryeministrin kosovar, duke u shprehur se nëse do mund ta rrëzojë qeverinë e Haradinaj në shenjë hakmarrje.

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, deklaroi Erdogan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook