Pedagogu i shumëpërfolur gjatë kohëve të fundit, Arlind Qori, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, një video ku shihet një efektiv i Policisë së Shtetit duke filmuar studentët dhe ambjentet brenda Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Qori e cilëson këtë veprim të Policisë si të kundraligjshëm, ndërsa thekson se në këtë rast është shkelur qëllimisht ligji.

“Një polic hyn në mënyrë të kundraligjshme në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale duke tentuar t’i frikësojë studentët me filmim. Sipas një prej të paktave nene normale të ligjit të arsimit të lartë, “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.” Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët”, shkruan pedagogu në “Facebook”.

Kujtojmë që pedagogu Arlind Qori është përmendur edhe nga kryeministri Rama në takimet me studentët dhe njihet si një nga organizatorët kryesorë të protestës studentore.

Një polic hyn në mënyrë të kundraligjshme në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale duke tentuar t’i frikësojë studentët me filmim. Sipas një prej të paktave nene normale të ligjit të arsimit të lartë, “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.” Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

Gepostet von Arlind Qori am Mittwoch, 9. Januar 2019