E ftuar në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 ka qenë Kozeta Kulli, 42-vjeçarja e cila ka rrëfyer peripecitë e martesës si dhe dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga ish bashkëshorti i saj.

42-vjeçarja tregon se në vitin 1996 është martuar me Ylvi Hazizin që aktualisht është 47 vjeç.Kozeta tha se ato kanë dy fëmijë, Altea qe është 20 vjeç dhe Elva 11 vjeç.

Ajo rrëfen se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për vite me rradhë. 42-vjecarja e martuar me shkuesi thotë se bashkëshorti e trajtonte si pronë të tijën dhe ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe.

Sipas Kozetës, kulmi i lidhjes së tyre arriti në vitin 2011, ku ajo vendosi të ndahej nga bashkëshorti, dhe u bë ndarja e pasurisë.

Gjykata vendosi që dy vajzat të qëndronin me nënën e saj dhe babai ishte i detyruar të paguante detyrimin ushqimor çdo muaj, gjë të cilën nuk e ka bërë.

Kanë kaluar shumë vite që kur janë ndarë dhe ai nuk është kujdesur kurrë për vajzat.

Ne jemi njohur me shkuesi dhe brenda dy muajsh ne jemi fejuar dhe martuar. Përgjatë një viti dukeshin sikur gjërat po shkonin mirë. Nuk e njoha sa duhet personin që unë u martova. Unë mendoja se do përmirësohej situata me ardhjen në jetë të vajzave, por bashkëshorti im ishte i papërgjegjshëm dhe nuk punonte. Ishte dembel dhe nuk punonte. Unë nuk doja që të divrcoheshim dhe pas 9 vitesh erdhi në jetë vajza e dytë. Por ai nuk ndryshonte dhe kuptova që nuk shtyhej më. Kishte mendime të dobëta. Më trajtonte sikur isha pronë e tij. Ti je e imja thoshte dhe bëj si të them unë. Ke ardhur ti tek unë thoshte dhe jo unë tek ti. Ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe. Nuk di ta shpjegoj , por ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës se kishte frikë se ajo do vinte me mua nëse do ndaheshim. Vajza e madhe ishte 12 vjeç kur unë mora vendimin për ndarjen nga bashkëshorti”- thotë Kozeta Kulli.

LEXO EDHE:  Shpërndanin heroinë, përfundojnë në pranga tre persona (Emrat)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook