Ish-deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj ka reaguar ashpër pas arrestimeve të protesuesve në Kukës.

“Sapo mora vesh arrestimin e protestuesve e papritur, jo se ishte i papritur sepse duke e njohur personalisht kryeministrin, këtë palo kryeministër, një frikacak i paskrupullt, që në vend që të ulet të diskutojë me qytetarët, ai zgjedh rrugën më të shkurtër, duke i arrestuar,” – u shpreh Ndocaj.

Ndocaj ia ka kthyer kryeministrit me të njëjtën gjuhë që Rama ka folur për kuksianët dhe veriorët. Në një video të publikuar në Facebook Ndocaj i kërkon Ramës të sjellë motrat e tij e gjithë ç’ka për të treguar u ngrihet a jo kuksianëve.

“Dole para popullit dhe the “malokëve nuk u ngrehet”. Bjer ato motrat tuaja e ç’a ke, të shohim u ngrehet a nuk u ngrehet malokëve. Shave gjithë mirditorët, gjithë tropojanët, gjithë hasjanët duke thënë se atyre nuk u ngrihet më.

Ne do të demostrojmë se atyre u ngrehet aq fort sa ty me gjithë bandën e LGBT-së që keni marrë pushtetin, që jeni  një bandë bastardësh, nuk jeni politikanë”.

Sipas Ndocajt, kuksianët janë njerëzit më patriotë të Shqipërisë sepse janë të parët që u ngritën kundër kryeministrit, që u vuri taksë prej 10 mijë lekësh të vjetra për të dalë nga qyteti i tyre.

“Nuk u mohohet buka. Ti ke 5 vjet që e bën me dhunë këtë dhe e bën me qëllim.

E ke një mision. Ta ka lënë baba. Ta ka lënë Kristaq Ramam, sepse në ’91 shin vari poetin nga Kukësi dhe ti vazhdon t’i arrestosh kuksianët”.

Ish-deputeti thotë se iu vu taksë qytetit më të varfër të vendit, një taksë makabër duke ju cënuar edhe bukën e gojës. Shpreha e famshme e kryeministrit: “Nuk keni parë gjë akoma”, Ndocaj thotë se do t’i kthehet mbrapsht pasi diktatorët fundin e kanë të tmerrshëm, duke e krahasuar Ramën me një diktator.

LEXO EDHE:  Dosja "Habilaj", Basha shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri i pafytyrë u faktua sot si peshku më i madh, duhet të largohet

Ai u bë thirrje gjithë shqiptarëve të çohen e në veçanti, i bën thirrje ministrit të Brendshëm të lirojë të burgosurit si dhe kryetarit të Kuvendit e Lulzim Bashës, të mbajnë nën kontroll Edin.

“Çohuni shqiptarë se po s’u zgjut nga gjumi ju do të hiqni edhe më keq sepse ky është një frikacak. E njoh personalisht.

Shtrëngojeni kryeministrin se ka dalë jashtë kontrollit. Është si puna e qenit pitbull. I është rrit truni më shumë se koka dhe nuk e komandon më. S’ka më asnjë lloj shprese që ai të shpëtojë”.

“Mos i cëno qytetarët e Veriut, që ti i urren sepse i quan malokë dhe të trashë!” – bën thirrje Ndocaj, duke ju bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse me rradhë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook