Edi Rama vijon me hapin e rradhës pas largimit të drejtuesve të Hipotekave tashmë e kanë rradhën drejtorat e spitaleve dhe insititucioneve të shëndetit publik teksa kërkon largimin e tyre me qëllim rritjen e Shërbimit shëndetësor.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”,- është një nga pikat e propozimeve të Ramës për bërjen realitet të reformës shëndetësore.

Kryeministri Rama :

“Shëndetësia kërkon menaxhim të spitaleve në radhë të parë. Të gjitha të dhënat, qoftë të marra në rrugë zyrtare, qoftë të marra nëpërmjet ankesave të publikut flasin për një nivel menaxhimi të pa papranueshëm. Spitalet tona, një ndër shkaqet themelore dhe të pathëna edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilën është ngarkuar figura e mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre, por është detyrë e menaxhimit që t’i motivojë, të mos mjaftohet me deklarata shtypi keqardhje kur sulmohet një mjek, që është fenomen barbarie”,

Sipas kryeministrit, mungesa e pastërtisë në spitalet tona është pikërisht përgjegjësi e atyre që i menaxhojnë spitalet. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.

“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja. Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”,– shtoi ai.

LEXO EDHE:  Vasili: Kryeministri kokosh poshtëroi Kryeprokuroren e re me 69 vota, kjo është kapja më e pacipë që qeveria e kriminalizuar...

Cfarë përfshinë reforma e sistemit të shëndetësisë
1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik

2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë

3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës

4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore

5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat