Bateri që harxhohet brenda orës, bateri që nxehet shumë dhe bateri që nuk ju përgjigjet si duhet sepse keni hapur plot aplikacione ? Android vjen me zgjidhjen e problemit tuaj.

Një update i rëndësishëm vjen tek menu e baterisë në versionin më të ri të sistemit operativ Android O, ku ju do të mundeni të identifikoni lehtësisht aplikacionet që i shkurtojnë jetën baterisë dhe ti fikni ato pa qenë nevoja të largoheni nga menuja që po përdorni.

Android e ka lançuar lajmin këtë javë duke nxjerrë opsionin e baterisë bashkë me ato të tjerat të Android O dhe Google I/O. Menuja baterisë nuk ka qenë ndonjëherë kaq e gjerë dhe tani ju jep mundësinë të bëni veprime prej saj dhe të shikoni statistika që nuk i keni hasur më parë.