Jennifer Lopez dhe Shakira do tw performojnë në skenën e ‘Super Bowl 2020’ U tha se mund të ishte Cardi B dhe Rihanna, por jo. Pas aludimeve, The National Football League (NFL) konfirmoi dy emra: J.Lo dhe Shakira.

 Këngëtaret e konfirmuan në Twitter. Jennifer postoi një foto të Shakira-s dhe shkroi, “Kjo po ndodh. 02.02.20”. Po kështu edhe Shakira postoi një foto të Lopez me mbishkrimin “Bëhuni gati 02.02.20”.
“Performanca në Super Bowl është tepër e veçantë për mua dhe jo vetëm sepse është 100 vjetori i NFL, por sepse edhe do të performoj me një mikeshë latine. Mezi po pres të tregoj se çfarë mund të bëjmë ne në skenën më të madhe në botë.”