I moshuari 77-vjeçar është gjendur i vetëvrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06.30 në fshatin Fushëbardhë.

77-vjeçari, i cili dyshohet se vuante nga skleroza, është vetëvrarë me armë gjahu.

“Më datë 06.01.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Fushëbardhë, në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi R.O.,  vjeç 77,  i cili vuante nga skleroza. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, me nr. 1580252, kalibër 12 mm, një gëzhojë markës “Moden Nobël Sport 12” dhe leja e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje  aksidentale,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook