Ballina Ekonomi Shqipëria ofron viza falas për turistët e huaj, ja lista e shteteve...

Shqipëria ofron viza falas për turistët e huaj, ja lista e shteteve që përfitojnë

SHPËRNDAJE

Në kuadër të hapjes së sezonit turistik në Shqipëri, një lajm i mirë vjen për sektorin e turizmit në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli i Ministrave vendosën që qytetarët e shteteve si: “Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Oman”, të hyjnë në Shqipëri pa vizë thjesht duke paraqitur një dokument identifikimi në periudhën 31 maj deri më 15 nëntor 2017.

Gjithashtu, në listën e shteteve, qytetarët e të cilëve hyjnë pa vizë shtohet shteti i Moldavisë.

Ky vendim pritet që të ndikojë pozitivisht në turizëm dhe në të ardhurat ekonomike në vend.

Comments

comments