Seks në banjat publike? Jo më! Në Uells ka nisur një revolucion i vërtetë i shërbimeve higjienike, për të ndaluar cilindo çift që të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin/en në banjat publike.

Qyteti bregdetar i Porthcawl po instalon banja të reja me dysheme të ndjeshme ndaj peshës, për të siguruar që të jenë të zëna vetëm nga një njeri. Kjo pasi çfarëdo lëvizje e pazakontë do të ndezë alarmin dhe do të derdhë ujë.

Alarmi i shërbimeve higjienike do të aktivizohet edhe për të parandaluar tymosjen e drogave në tualetet publike. Ndërkohë dyshemeja dhe muret, do të jenë rezistente ndaj grafiteve dhe gërvishtjeve të ndryshme.

Ndërsa nëse dikë mund ta zërë gjumi brenda, një paralajmërim akustik dhe me ndriçim do kujdeset që ta zgjojë.Banjat do të mbyllen çdo mbrëmje për dhjetë minuta, ku do të bëhet një pastrim i thellë automatik.

Përdorimi i këtyre tualeteve është me pagesë, edhe pse momentalisht nuk bëhet e ditur shifra.

Ndërkohë mësohet se komuna e Porthcawl po shpenzon 170 mijë sterlina për të instaluar banjat e reja në stadiumin “Griffin Park”.