Protestë për kundërshtimin e prishjes së banesave të tyre, kësaj here kanë qenë banoret e Shkozës ato që janë ngritur të irrituar  për shkak se preken me dhjetëra shtëpi që janë skualifikuar 15 ditët e fundit dhe pse janë në proces legalizimi që prej vitit 2006.

“E mësuam para 25 ditësh me zarf zyrtar që thotshte që përjashtohesh nga legalizimi. Vulë nga ALUIZNI, IKMT, ARRSH. Ka pasur devijim të projektit. Më përpara ka pas kaluar Lana më matanë, tani e kanë sjellë këtu që të marrin shtëpitë. E kanë bërë qëllimisht. Ai nuk e di se sa lekë kam hedhur për këtë shtëpi. Që në 92-shin jam në Tiranë, tani 2018 të marr xhaketën e të iki me vrap? Unë do ta mbroj me gjak shtëpinë time, ku të shkoj unë. Nuk na ka ardhë asnjë përveç se për prishje. I bëj thirrje Veliajt dhe Ramës, të merren me banorët e vet, mos të na detyrojnë të merremi me policinë,” tha një banor.  

Pas Protestës së banorëve Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka reaguar dhe kjo e fundit.  Përmes një njoftimi zyrtar, IKMT  sqaron se shembjet e  të paktën 16 objekteve të planifikuara, në këtë zonë janë të bazuara në ligj. Në reagim, ky institucion shton  se banorët e prekur nga ky aksion do të trajtohen me bonues qeraje nga Bashkia e Tiranës.      

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Shkozë/ LSI i përvishet kryeministrit: Ti i përbuz shqiptarët...

Reagimi i plotë

Nisur nga interesi publik, në sqarim të banorëve dhe në zbatim të ligjit, lidhur me shembjet e disa objekteve në zonën e Shkozës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), risqaron se: 1) IKMT ka planifikuar shembjen e 16 objekteve me funksione të ndryshme 1,2 dhe tre kate+nëntokë. Kjo në kuadër të projektit “Unaza Lindore” Tiranë, Lot 3 (Shkozë)

2) Veprimet e IKMT janë bazuar në ligj dhe kanë nisur pas vendimeve për përjashtim nga legalizimi të këtyre objekteve si dhe pas trajtimit me bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës, të familjeve. 3) Objektet janë boshatisur vetë nga poseduesit e tyre dhe janë gati për shembje nga IKMT. Deri tani janë shembur katër objekte