Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar Krishtlindjet për të gjithë shqiptarët.

Topalli ka kujtuar dhe ngjarjen e rëndë të Florenc Beqiraj, i cili vdiq në spitalin e Marsejës në Francë, për shkaqe akoma të pashpjeguara.

“Një lutje të veçantë sot dua të bëj për Florencin që e torturuan dhe e vranë në një vend të huaj, ku shkoi për të gjetur shpëtim. Historia e tij të shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij është dështimi jonë. Zot ndihmo Shqiptarët”, thekson Topalli.

Postimi i plotë:

Gezuar Krishtlindjet!

Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.
Ajo eshte festa me e bukur e vitit.
Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.
Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!
Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.