3 persona, të cilët do të shisnin drogë janë kapur në flagrancë nga Policia e Fierit.

Ndalimi i tyre u bë në Roskovec teksa po tentohej të kryhej shitja e lëndës narkotike, kanabis sativa.

Nga hetimi nje javor i policisë dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale janeë siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve janë siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çështjes Petrit Vuka ka kërkuar ndalimin e tyre.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastrës dhe Klodian  Ymeraj nga fshati Drenovë po i Mallakastrës.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin blerësve se mund të siguronin hashash sa të donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi të mëdha lëndë narkotike dhe po punohet për identifikimin e vendndodhjes se tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook