Ka disa arsye pse ju nuk jeni në gjendje t’i jepni partnerit tuaj atë që duhet e atë që ai apo jo do.

Madeleine Castellanos, eksperte e seksit dhe autore e “Wanting to Want: What Kills Your Sex Life” ka zbuluar disa nga arsyet se pse nuk kemi dëshirën e duhur për të patur marrëdhënie seksuale.

1-Ju po merrni pilulën e gabuar kundër shtatzënisë

Pavarësisht se pilulat apo kontraceptivët që merren në mënyrë orale mund t’ju japin një seks thuajse të sigurt dhe parandalojnë shtatzënitë e padëshiruara, kanë një efekt negativ: Ndalojnë prodhimin e hormoneve që ndikojnë në dëshirën e të bërit seks.

Pra, nëse ju konsumoni shumë nga këto medikamente dhe i merrni pa u konsultuar me mjekun apo farmacistin, mos u çudisni nëse nuk keni dëshirë për marrëdhënie seksuale.

2-Ju mendoni se ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj

Mënyra se si e perceptojmë trupin tonë ndikon drejtpërdrejtë në dëshirën seksuale. P.sh, nëse femra mendon se vagina e saj mban erë të pakëndshme dhe ka mendimin se trupi i saj nuk do t’i pëlqejë partnerit, ajo është më pak e predispozuar të bëjë seks. E njëjta gjë vlen edhe për mashkullin. Nëse ai mendon se penisi i tij nuk ka madhësinë e duhur, pasi sipas tij madhësia e penisit ndikon në kënaqësinë që jep, ai do të ketë më pak shanse për të pasur marrëdhënie seksuale me partneren.

3-Ju nuk pranoni që keni probleme me organet gjenitale

Hapi i parë për të rregulluar një problem është ta pranoni atë.

LEXO EDHE:  5 arsye të shëndetshme për të konsumuar mishin e pulës

Nëse femrat kanë dhimbje vaginale apo probleme të tjera gjenitale dhe nuk i tregojnë mjekut për këtë, do t’u duhet të jetojnë çdo ditë me dhimbjet. Kush do të donte një seks me dhimbje të padurueshme?

4-Vuani nga mungesa e vitaminave

Marrja e vitaminave të përditshme nuk do të mbajë thjesht trupin në balancë, por edhe do të mbajë edhe nivelin e testeronit dhe esterogjenit në nivelin e duhur.

Nëse mungojnë vitaminat, atëherë niveli i hormonit mashkullor dhe femëror do të binte dhe si pasojë ju do të kishit më pak dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Mbani shënim: Vitamina B, Zinku, Seleniumi dhe vitamina D janë esenciale për të prodhuar këto dy hormone, por jo vetëm , që t’ju mbajnë dëshirën seksuale të ndezur.

5-Ju mendoni se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë

Duke menduar se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë, femrat thjesht presin kur është koha e duhur apo kur “ndizet llamba”, por në fakt seksi duhet planifikuar. Kjo pasi, nëse e lëmë në dorën e fatit, kurrë nuk do të bëhet diçka, sepse stresi gjatë ditën, problemet në punë, kujdesi për fëmijët e shumë faktorë të tjerë e bëjnë kënaqësinë në fund të ditës të pamundur.

Mjafton thjesht vendosja e një “alarmi” dhe jeni në rregull.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook