Nuk ka asnje dyshim se cdo dite teknologjia ben hapa gjigande. Përdorimi që do të ndryshojë përgjithmonë komunikimin në shkallë globale, do të jetë ai i përkthimeve në një gjuhë tjetër. Deri me tani, skema e përkthimeve ka qenë gjithmonë një mekanizëm ku makina përkthente regjistrimin me zë, e përkthente dhe më pas përdorte një aplikacion që e sintetizonte tekstin e përkthyer në zë.

Së shpejti kjo teknologji do të shndërrohet në një sistem “voice to voice”, ku për shembull dikush mund të flasë në telefon në gjuhën shqipe, ndërsa në kohë reale personit nga ana tjetër e telefonit i arrin zëri në gjuhën e tij, qoftë ajo anglisht, persisht apo një dialekt afrikan. Është pikërisht një nga fushat me të cilën po merret një pjesë e gjigandit Intel, që po eksperimenton një chip që mund të veprojë në këtë mënyrë.