Dita e 70 e protestës së banorëve të Astirit. Banorët të vendosur në kërkesën e tyre, 100% dëmshpërblim për banesat e tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në mbështetje të banorëve  kanë shkuar dhe deputetët e PD, mes të cilëve Klevis Balliu i cili akuzoi kryeministrin Rama për dhunë e terror të qytetarëve. Juristi Artan Manushaqe akuzoi kryeministrin se është pjesë e skandalit pasi sipas tij ai ka firmosur zhvillimin e projektit.

“Po na qeveris një njeri i çmendur. Ka firmosur edhe zhvillimin e projektit, pasi mendonte se do na përçante. Këto Dokumenta që kam në dorë do i shkojnë SPAK dhe Krimeve të Rënda dhe askush nuk i shpëton dot as Ramën e as Gjiknurin, pasi e dinin që projekti ishte fiktiv. Kryeministri Edi Rama është njeriu më antikombëtar”, – tha ndër të tjera Manushaqe.