Juventus ka triumfuar në finalen e Superkupës përballë Milanin, duke rrëmbyer kështu këtë trofe të rëndësishëm.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ronaldo në minutën e 61, pas një krosimi nga Pjanic.

“Zonja e Vjetër” dominoi pothuajse gjithë lojën, edhe pse aksionet e rrezikshme ishin të pakta.

Ndeshja u luajt në stadiumin “King Abdullah Sports City”, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Milan u detyrua të luajë me 10 lojtarë që prej minutës së 74, pas daljes me karton të kuq të Kessie, duke shuar kështu shpresat për një barazim, shkruan “DuaLajm.com”.

Me këtë fitore Juventus “hakmerret” ndaj kuqezinjve, pas humbjes me penallti në finalen e Superkupës së Italisë në vitin 2016, ku Milan fitoi pas ekzekutimit të 11-metërshave me rezultatin 3-4.