Do të nisë karrierën si trajner, Andra Pirlo, mesfushori që ka shkëlqyer me fanellat e Milanit dhe Juventusit, do ta fillojë punën e tij në stolin e skuadrës bardhezi.

Nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, pasi aty ndodhet Masimiliano Alegri, ndonëse me pozitiva të lëkundura. Pirlo do të jetë trajneri i skuadrës U-23 të Juventusit, që militon në Serinë C italiane.

Fakti që Pirlo e nis me ekipin B, bën të mëndosh se në të ardhmen mund t’i besohet dhe roli i trajnerit të ekipit A, një karrierë e ngjashme me atë të Pep Guardiolës, që pasi shkëlqeu me Barcelonën B, u shndërrua në një nga teknikët më të mirë në histori.