Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës kirurgjik elastik, i cili mund t’i transformojë trajtimet emergjente duke i mbyllur plagët kritike në lëkurë apo organe, pa pasur nevojë të qepen.
Xheli është i bazuar në një proteinë elastike hibride, dhe mund të vendoset në plagët e brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur dhe për ta shpejtuar procesin e shërimit.
Sipas ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve që qëndrojnë prapa këtij zbulimi, produkti mund të jetë në plot kuptimin e fjalës një shpëtues i jetës, duke i mbyllur plagët brenda 60 sekondave duke mundësuar relaksimin e organeve apo lëkurës ku aplikohet.
Për të qenë më të qartë, deri tani testimet janë kryer vetëm në kafshë, por së shpejti pritet që të testohet produkti edhe te njerëzit – edhe pse rezultatet janë mjaft premtuese.
Sipas “Science Translational Medicine”, në situatat emergjente ku shpejtësia është kritike, ngjitësi “MeTro” mund të jetë shpëtues i shumë jetëve.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook