Rama ka qenë sot në Kongresin e 22-të Botëror të  Naftës (WPC), i cili po mbahet në Stamboll. Kryeministri gjatë fjalës së tij është shprehur se Shqipëria ka ende shumë rezerva të mëdha të pashfrytzuara nafte.

Gjithashtu kryeministri Rama theksoi se vendi ynë gjendet në një pozitë gjeografike tepër strategjike gjë e cila e bënë pjesë të projekteve të mëdha, siç është TAP. 

“Besoj se kemi të gjitha mundësitë për ta bërë Shqipërinë një front të ri të naftës. Kemi rezerva dhe burime të mëdha ende të pashfrytëzuara. Sektori energjetik për qeverinë tonë është prioritet strategjik Duhet të punojmë së bashku për t’ia dalë me sukses”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.