Një burrë në Wisconsin të Amerikës, është plagosur pas shpërthimit të aparatit të instaluar në këpucën e tij.

32-vjeçari kishte instaluar pajisjen për të fotografuar gratë poshtë fundit në mënyrë të paligjshme.

Policia lokale thotë se ai u dorëzua vetë, por nuk u akuzua sepse nuk kishte marrë asnjë imazh ose video përpara se bateria e kamerës të shpërthente.

Shefi i policisë, Madison Mike Koval, shkroi për incidentin e pazakontë në një blog të botuar të martën.

“Kur ndodhi shpërthimi, ai mori trajtim për djegie të vogla, pastaj zbuloi atë që ndodhi me mentorin e tij, një klerik”, tha zyrtari David Dexheimer për gazetën e Shtetit të Wisconsin.

Por ai shtoi se investigimi vazhdonte. Fotografitë nën fundin e femrave, konsiderohet si akt i paligjshëm, që dënohet me 3 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë deri në 10 mijë dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook