Agjentët e  stacionit të policisë së San Benedeto del Tronto arrestuan dy shqiptarët të moshës 40 dhe 45 vjeç.

Dy shqiptarëve ju konfiskuan 9 kg kokainë, katër pistoleta gjysmë automatike si dhe 200  predha.

Mediat lokale italiane shkruajnë se droga nëse do të shitej në tregun me pakicë do të sillte 10 milionë euro. Operacioni i arrestimit u zhvillua në autostradën Vipiteno, ku kalojnë zakonisht kamionë me pesha të rënda.

Kamioni transportonte pemë Krishtlindjesh dhe lule nga Holanda, ndërsa brenda tij qentë antidrogë nuhatën praninë e kokainës. Kokaina ishte fshehur në mesin e luleve, ndërsa armët ishin fshehur në pjesën e poshtme të rimorkios.

Kamioni ishte drejtuar drejt Shqipërisë. Gjithçka nisi pak muaj më parë kur agjentët e policisë së San Benedettos, ndaluan një tregtar shqiptar të drogës pasi në shtëpinë e tij u gjet kokainë me vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.

Kjo çoi agjentët në gjurmët e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.