[ngg_images source=”galleries” container_ids=”499″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Kampusi “Apple Park” si një qytet më vete. I mbushur me pemë, kafene, panele diellore, e shërbime të të gjitha llojeve. 

Është  dashur një kohë e gjatë që kampusi prej 5 miliardë USD të përfundonte së nderuari dhe tashmë është gati për publikun.

I ngjashëm me një anije kozmike, kampusi i “Apple” filloi të ftojë njerëzit në qendrën e re të vizitorëve në “Apple Park” në Kaliforni të SHBA, hapësira e vetme e ndërtesës e hapur për publikun, e cila ofron kafe dhe shumë produkte të Apple.

Mijëra pemë janë mbjellë përreth tij, rrugët janë shtruar dhe çatia e ndërtesës është mbuluar me panele diellore. Konkretisht, panelet diellore do të furnizojnë me energji 75 për qind të ndërtesës.

Lëvizjet në Kampusin e ri filluan në nisje të këtij viti dhe ritmi i lëvizjeve përreth tij pritet të rriten muajt e ardhshëm. Kampusi është i rrethuar gjithashtu nga një qilim i gjelbër prej bari, ndërkohë që shumë pemë frutore janë mbjellë në brendësi të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook