Një 25-vjeçar nga Kamza është bërë për ujë të ftohtë pasi nuk pa më makinën e tij në vendin ku e kishte parkuar.

I riu ka shkuar menjëherë në polici pasi i vodhën makinën tip “Benz”.

Pas denoncimit në polici dhe hetimeve të para, makina e tij u gjet e braktisur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.05.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.P, vjeç 25 banues në Kamëz dhe në rrugën “Zonja Curre“, mjeti u gjet i braktisur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook