Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë konferencës së tij për mediat ka akuzuar Ramën dhe Xhafën, kur foli për kanabizimin e vendit.

Tahiri tha se pse nuk flet Rama dhe Xhafaj, për shifrat e kanabisit që kanë qenë më të ulëta në të gjithë 25 vite.

“Nuk i kishin aty qytete të tëra të mbjella me hashash? Tani iu thonë njerëzve dhe botës që i bëra unë.  Sot në Kuvend rrinë ministra, kryeministria, askush nuk ka lëvizur gishtin, sot rrinë si engjëj, shesin dëngla e më bëjnë moral, unë u përpoqa por mbajtja dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral., ta dini, hapi shifrat e Guardia di Finanzia, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva, kultivimi i hashashit më pak se një vit i Saliut, as Kryeministri nuk e ka përmendur kurrë, as ministri e nuk e di pse”, tha Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook