Moti i acartë me reshje të shumta dëbore dhe ngricat, kanë pushtuar pothujase të gjithë vendin tonë në këto ditë Janari.

Reshje të dendura dëbore ka pasur kryesisht në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë përgjatë gjithë këtyre ditëve.

Mirpo, një situatë aq sa kaotike ashtu dhe dramatike raportohet të kenë krijuar reshjet e dendura të dëborës në qytetin e Dibrës, ku prej 10 ditësh 115 familje në fshatrat Tërnovë e Mdhe dhe Tërnovë e Vogël  janë të izoluar dhe kanë mungesë të energjisë elektrike.

Në këtp fshatra 1600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin  arrin deri në 2 metra.

Ndërkohë që, rruga naconale Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë.

Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike, ndërsa OSHEE ka njoftuar se po punohet për ndreqjen e rrjetit elektrik në këto zona.