Gjykata e Lartë nuk e ka zbardhur ende vendimin e muajit prill për vulosjen e kompetencave të Gjykatës së Krimeve të Rënda derisa të ngrihet SPAK dhe GJKKO.

Ky verdikt vulos fatin e shumë dosjeve, të cilat sikurse gjyqtarët kohët e fundit po shëtisnin nga njëra gjykatë në tjetrën.

Vladimir Meçi është një prej avokatëve që përfaqëson jo pak klientë pranë Krimeve të Rënda. Ai sot ka ardhur për t’u informuar se ku ndodhet konkretisht dosja e shtetasve Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli.

Odisea e dosjeve nga Krimet e Rënda në rrethe e anasjelltas nisi në janar, menjëherë sapo Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën duke ju referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë që caktonte si kompetence te Krimeve vetëm veprat që gjykon GJKKO.

Por ndërkohë një vendim i dytë i Gjykatës së Lartë saktësoi se duhet të kthehen tek Krimet e Rënda dosjet që kanë qenë nën gjykim prej saj para datës 1 gusht. Mes të tjerash e tillë është edhe çështja që përfaqëson avokat Meçi që në lexim të vendimit të dytë kontradiktor me të parin , u përcoll nga Tirana në Kukës dhe tashmë duhet të kthehet nga Kukësi tek Krimet e Rënda “së pari ka krijuar kaos dhe si rregull në lexim te, IGJIT gjykata atje duhet të shpallë prapë mos kompetencën, sepse kemi dy gjykata që shpallin mos kompetencën duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë, e cila prapë duhet të shprehet për konfliktin e kompetencave”, tha Vladimir Meçi.

LEXO EDHE:  Babai i Kostandinos Kacifas mbërrin te Krimet e Rënda i shoqëruar nga avokati

Në rastin më optimal duhet që Gjykata e Lartë të thërrasë kolegjet e bashkuara për unifikim praktike, por kolegjet nuk formohen prej 10 muajsh.

“Nga pikëpamja Kushtetuese Gjykata e Krimeve nuk ekziston më, kjo Gjykatë nuk ka me emër, ajo nuk ekziston më qe prej shtatorit 2017. Do vijë një ditë që edhe këto çështje që po gjykohen do shkojnë në Strasburg dhe Strasburgu do shprehet se janë gjykuar nga një gjykatë që nuk ishte në parashikimin ligjor”, thotë Meçi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook