Pas sulmit ndaj Ambasadës amerikane në Mal të Zi, forcat policore kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike në Tiranë.

Mësohet se pranë Ambsadës patrullonin më shumë efekiv të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Gjithashtu në përforcim të sigurisë janë aktivizuar dhe agjentët e strukturës kundër terrorizmit, të cilët po monitorojnë nga afër, jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selitë e tjera diplomatike që ndodhen në kryeqytet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook