15 ton drogë janë kapur gjatë natës nga një operacion gjigand në Vlorë ku sipas informacionit zyrtar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë së bashku me Policinë e Vlorës ku drejtues i operacionit ka qenë vetë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ata kanë arritur të finalizojnë një superoperacion në Llakatund të Vlorës ku 15 ton kanabis sativa dhe disa armë zjarri janë sekuestruar. Bashkë me Haki Çakon drejtues ka qenë edhe Gentian Shehaj që është Drejtori i Policisë së Vlorës dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.

Janë sekuestruar gjithashtu edhe 5 armë kallashnikov që janë gjetur në dy banesa në fshatin Llakatund bashkë me drogën. Policia ka shoqëruar disa persona por akoma nuk ka informacion mbi të arrestuarit.