Punonjësit e sigurisë në burgun e Fierit kanë sekuestruar rreth 20 celularë, të cilët tentuan të futeshin brenda ambienteve të burgut, nëpërmjet portave të mini-futbollit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen.