20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia janw ndaluar nga policia shqiptare në Kapshticë. Mes të ndaluarëve mësohet se ka gra e fëmijë të cilët janë dërguar në drejtorinë kufitare.

Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.

Në ditët e fundit janë ndaluar disa grupe emigrantësh që vijnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.