Një grup prej 9 shqiptarësh janë zbuluar nga policia e Marcianisë në afërsi të Napolit për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane bëjnë me dije se 9 personat dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III.

Pas urdhrit nga Gjykata e Santa Marias me kërkesë të prokurorisë lokale, policia e Marcinës ka bërë të mundur ekzekutimin e këtij urdhri, ku 5 prej shqiptarëve janë arrestuar dhe të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.

Pas hetimit është zbuluar ekzistenca e një grupi shqiptarësh të cilët merreshin me promovimin e prostitucionit e 15 grave të kombësive të ndryshme, përgjatë bulevardit Charles III që kalon nëpër qytetet e Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista dhe San Nicola la Strada .

Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook