Një nga fenomenët më negative me të cilat përballet aktualiteti social në Shqipëri është edhe rritja e përdoruesve të lëndëve narkotike që në adoleshencë.

Së fundmi, Policia e Tiranës ka kapur një minorene, e cila u ndalua pasi posedonte një sasi të vogël lëndësh narkotike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 13-vjeçarja me iniciale A.K, iu gjet dhe sekustruan 6 gr Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 13, pasi në bulevardin “Zogu i Parë“, iu gjet e bllokua 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook