Pas një operacioni të policisë italiane për lëndët narkotike është bërë e mundur arrestimi i dy personave pasi u kapën me 206 kg marijuanë.

Dy persona, një italian 50 vjeç dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, u arrestuan për akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

iç raporton  “Il Fatto Quotidiano”, dy personat  u kapën kur ata po shkarkonin lëndën narkotike nga një furgon.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në zonën industriale të komunës italiane Settimo Milanese.

Nuk bëhet me dije ende identiteti i dy të arrestuarëve, ndërsa në banesë u sekuestruan  edhe 62 mijë e 880 euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook