Policia Kufitare Greke ka arrestuar 54-vjeçarin, Ilir Rustemi pasi në autobuzit të cilën ai po drejtonte i’u është gjetur 2 kilogram heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij, policia e Korçës ka sekuestruar dhe 400 gram kanabis.

Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dytë dhe fatorinon e autobusit, të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar.

Heroina e sekuestruar rreth 3 javë më parë solli furtunë shkarkimesh në rradhët e policisë kufitarë të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Edmond Çela.

Çela rezulton të jetë pronari i shoqërise Metro, në autobusin e së cilës, u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çeles SHÇBA po vijon procedimin disiplinor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook