Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Zvicër ku një kosovar ka dalë përpara gjykatës pasi ka kryer marrëdhënie me lopën, jo një herë por tre herë.

Ngjarja ka ndodhur në Sant Ganlleni ku 60-vjeçari nga kosova punonte dhe jetonte. Ai është futur në stallën e bujkut. Bujku në momentin kur ka vërejtur se gjërat ne tij në mëngjes nuk janë ashtu siç i kishte lënë në mbrëmje, vendosi videokamerat ku edhe dokumentohet vepra makabre e këtij kosovari.

Gjykata e bëri fajtor, jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe e shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e bujkut.

Prokuroria kërkon që kosovari të dënohet me 12 mijë e 500 franga.

Në gjykatë, ai u shfaq i penduar.

“Unë kërkoj falje për atë që kam bërë. Unë nuk mund të shpjegoj se si mua më ka ndodhur diçka si kjo”, citohet të ketë thënë ai. Vendimi i gjyqit pritet të merret sot.