Një 62-vjeçar është pr*ngosur nga Policia e Fierit pasi akuzohet se vi.dhte portofolat e pacientëve që shkonin për të marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal.

Identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili ishte kthyer në një shqetësim për pacientët që merrnin shërbime prej Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier është bërë pas një pune hetimore 1 mujore.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Kr*meve në Komisariatin e Policisë Fier arr*stuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.
Arr*stimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në kohë të ndryshme, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë i mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vje.dhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj.

Për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas po vijon puna.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën p*nale “Vje.dhja”.