Foto Ilustruese

Një gomone me drogë është kapur pasditen e sotme në Gjirin e Petullës, në Karaburun të Vlorës. 

Në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe një sasi kanabisi.

Mjeti lundrues është rreth 7 metra i gjatë dhe me dy motorë u gjet i braktisur.

Policia po kryen verifikimet për identifikimin dhe kapjen e pronarëve të mjeti lundrues.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook