Një shqiptar identitteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë në prangat e autoriteteve italiane, pasi iu gjetën dhe sekuestruan rreth 830 pako me drogë, që përllogaritej të arrinte vlerën e 2 milionë eurove.

Mediat raportojnë dhe hedhin dyshime se droga është zbuluar pas raportimit të një qytetari përmes një aplikacion i njohur si ‘Youpol’, i cili ndihmon qytetarët të bashkëpunojmë me policinë në raste të tilla. Ai ka pohuar  se kishte parë një person të dyshuar dhe të armatosur na një lagjet toskane dhe vendosi të denoncojë si rast.

Menjëherë pas këtij rasti, autoritetet nisën kontrollet dhe gjurmimet për shqiptarin duke bërë të mundur kapjen e tij dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Droga u gjet në një garazh dhe ishte ndarë në pako e gatshme për të dalë në treg.