Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, gazetari investigativ, Kastriot Myftaraj, ka folur në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të negociatave për detin me Greqinë.

Myftaraj analizon marrëdhënien e Ramës me Tsipras dhe me Erdogan, ndërsa shton se ka një enigmë mes tyre, pasi kreu i qeverisë shqiptare duhet të ishte takuar edhe me kryeministrin italian për çështjen e detit.

Nga Kastriot Myftaraj
Kur pritej që negociatat për kufijtë detarë dhe disa çështje të tjera të mbetura pezull nga historia, pra këto negociata me Greqinë të finalizoheshin me takimin Rama-Tsipras ditën e Pashkëve Ortodokse në Korçë në fillim të prillit, me 7 prill, befas ndodhi diçka si në këto trillërat hollivudianë politikë, film me intriga politike.

Ndodhi që Tsipras e anulloi vizitën e paralajmëruar në Korçë për Ditën e Pashkëvem, madje do të qëndronte dy ditë 6-7 prill.Anullimi erdhi menjëherë pas një vizitë të papritur të Kryeministrit Rama në Turqi ku takoi presidentin Erdogan me 22 mars. 

Është e qartë se në Athinë është interpretuar kjo lëvizje e Ramës dhe jo gabimisht mendoj si një lloj marrje leje për marrëveshjen që do të bënte me Greqinë për kufijtë detarë dhe çështjet e tjera të mbetura pezull historikisht. Është e çuditshme që Rama nuk shkoi në Romë të merrte “leje”, por jo dhe aq në thonjëza pasi dihet që Shqipëria vepron me ekuilibra dhe balanca ndërkombëtare dhe duke qenë një vend më i dobët se Greqia na intereson të tërheqim vende përreth më të fuqishme në këto negociata në njëfarë mënyrë, qoftë edhe tërthorazi.

LEXO EDHE:  Mbledhja e PS, reagon Vasili: Marrëveshje gajasëse, ja pse kryeministri i paditur do të bllokojë Vettingun

Pra nuk shkoi të takonte kryeministrin italian Paolo Gentillioni për ti dhënë të kuptonte Greqisë se ishte dhe një tjetër faktor në lojë dhe Italia është një faktor legjitim sepse detin e ndajnë të tre shtetet, Italia-Greqia-Shqipëria. Edhe ligji i luftës lidhet me Italinë se ishte perandoria italiane në kuadrin e së cilës ishte Shqipëria, ajo i shpalli luftë Greqisë në të cilën u përfshi Shqipëria në këtë histori. 

Fakti që kryeministri Rama zgjedh të përpiqet të faktorizojë në këtë histori dhe faktikishte faktorizoi me efekt të madh, anullim vizite i një kryeministri të një vendi fqinj. Rama zgjodhi të faktorizojë liderin turk Erdogan, është një gjë shumë interesante sepse këtu vështirë të besohet se kjo gjë është bërë për interesat e Shqipërisë. 

Turqia sot vështirë se mund të luajë ndonjë rol në favor të Shqiopërisë kur është pothuajse e izoluar ndërkombëtarisht dhe Europa e shikon thjesht si një digë ndaj valës së refugjatëve që vinë nga fushëbetejat e Sirisë apo edhe më tutje nga Lindja e Mesme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook