Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, gazetari investigativ, Kastriot Myftaraj ka folur për arritjet e shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri pas viteve ’90.

Myftaraj ka renditur 10 prej tyre, të cilat sipas tij janë kryer nga agjentë të ndikimit që veprojnë pa pagesë ose me interese më të ndërlikuara:

1-Mosprania në debatin publik në media në Shqipëri e veprimtarisë së shërbimeve të fshehta ruse në Shqipëri për një kohë të gjatë, gjatë 25 vjetëve duke u etiketuar me përshkrim si teori konspiracioni e kohës së Luftës së Ftohtë. Të gjitha përpjekjet për këtë kështu etiketoheshin nga politikanët dhe ato të ashtuquajtura media të mëdha.

2-Kundërshtimi në përgjithësi nga politika, por edhe nga një pjesë e madhe e medias për të rishikuar simbolikën antifashiste me elementë të theksuar sovjetikë dhe tre elementë kombëtarë shqiptarë. Vecanërisht këtu ka qenë PS shumë më e ndjeshme dhe mediat pranë saj. Këtu e kam fjalën për simbolikën: Në mes kemi Nënë Shqipëri, monumentin ku bëhen gjitha ceremonitë me rastin e Ditë së Pavarësisë, 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, 29 Nëntorit Clirimit të Vendit. Gjithë kjo simbolikë antifashiste është imituar nga simbolika antifashiste sovjetike dhe sic shikoni nuk ka asnjë shenjë kombëtare, as monumentin Nënë Shqipëri me autor babain e kryetarit të partisë së pushtetit, z. Kristaq Rama, babain e kryeministrit. Nuk ka asnjë simbolikë shqiptare se lufta antifashiste shqiptare ka qenë shqiptare, ashtu siç ka qenë luftë antifashiste ruse, luftë antifashiste italiane në Itali, në Francë, franceze e kështu me rradhë. E njëjta gjë që ka lidhje me këtë simbolikën antifashiste është dhe fiksimi me ligj pas vitit 1990, në vitin 2000 i 9 majit si Dita e Fitores mbi Fashizmin kur vendet e Europës Perëndimore dhe të NATO-s njohin 8 majin. Për shkak të ndryshimit të orës së Moskës, Shqipëria e Enver Hoxhës komuniste e njihte 9 majin si Bashkimin Sovjetik dhe sot jemi i vetmi vend i NATO-s që kemi 9 majin si Ditë të Fitores mbi Fashizmin, të shkruar me ligj. Në ligjin e vitit 2000 për statusin e dëshmorit, kur duhet të kemi 8 majin se ne nuk kemi një brez kohor me Moskën, Serbia, Rusia, Bjellorusia kanë 9 majin. Të dyja partive dua tu hap pak punë. Në këtë rast, deri këtu përgjegëse është PS. Ka edhe PD përgjegjësi të saj. 

3-Në momentet më të vështira për Rusinë pas përbërjes të Bashkimit Sovjetik dhe saktësisht në vitin 1996. Këtu flas si dëshmitar i ngjarjeve në Shqipëri. Në Shqipëri filloi të përhapet, kjo është një arritje e madhe e shërbimeve ruse në bashkëpunim me shqiptarë këtu, jo shërbime shqiptare, shqiptarë, qarqe politike, mediatike. Filloi të përhapet fjala fyese çeçen për banorët e veriut të Shqipërisë, ku erdhën me banim në zonën Tiranë, Durrës. Kjo fjalë është krijuar në vjeshtën e vitit 1996 si fjalë fyese në Shqipëri. Pikërisht pas përfundimit të luftës së parë, lufta cecene, e cila zgjati nga dhjetori i ‘94 – gusht ’96. Në këtë luftë, Rusia siç dihet u poshtërua, bëri marrëveshje me turp, kapitulloi, njohu fitoren e cecenëve. Unë nuk kam ndonjë simpati për cecenë në kuptimin që janë, kanë prirje radikale islamike, por janë një popull që e poshtëroi Rusinë në luftën e parë, por edhe në luftën e dytë me shumë vështirësi fitoi Rusia. Ata që i quajtën shqiptarët e veriut cecenë, dhe kjo fjalë e ka prejardhjen përsëri nga Partia Socialiste, në kohën kur ishte president Sali Berisha. Sali Berishën mund ta urresh, mund të mos e duash, edhe PD por kur i quan shqiptarët e veriut çeçenë, vihesh në pozitën e rusit. 

LEXO EDHE:  Përsëri tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

4-Mosnjohja e kishës e Ukrainës nga kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë. E kam fjalën për patriarkalin e Kievit. Ka një debat të madh sot, një konflikt. Kisha Ruse, pasi Ukraina u bë shtet i pavarur nuk e njeh kishën e Ukrainës, patriarkalin e Kievit. E kam fjalën patriarkata e Moskës nuk e njeh patriarkatin e Kievit dhe në vitin 2014 në kulmin e luftës në Ukrainë, në 1 qershor këtu u bë përurimi i katedrales ortodokse, një ngjarje e madhe kjo për Kishën Ortodokse Shqiptare. U ftua patriarkavi i Moskës, por nuk u ftuar patriarkavi i Kievit, pra u bë sipas interest të Rusisë. Të mos harrojmë një gjë, në krijimin e një kombi ka shumë rëndësi kisha autoqefale, është vërtetuar kjo dhe në rastin e Serbisë, Bullgarisë, por dhe në rastin e Shqipërisë. Prandaj Rusia kërkon të ndalojë konsolidimin e kombit ukrainas duke mos njohur kishën autoqefale të tij. Kjo është një arritje e Rusisë nëpërmjet ndikimit me kishën autoqefale shqiptare.

5-Ndikimi i Rusisë në botën akademike që ka lënë gjurmë në fjalorin enciklopedik, vëllimi 2, faqja 1546, botimi i vitit 2008. Ky fjalor akademik u përgatit nga njerëz të emëruar para vitit 2005. Pra, të emëruar nga Partia Socialiste. Këtu Lufta e Ftohtë shpjegohet në versionin rus. Si datë e fillimit të Luftës së Ftohtë thuhet, me gjithë mendimet e ndryshme konsiderohet marrësi i vitit 1946 kur kryeministri britanik deklaroi se një pemë e hekurt kishte rënë në mes të perëndimit dhe BRSS, Bashkimit Sovjetik, ky është shpjegimi rus. Në fakt Çërçilli e konstatoi fillimin e Luftë së Ftohtë, nuk e shkaktoi. Kur Çërçilli bëri konstatimin, propaganda sovjetike tha ti e nise Luftën e Ftohtë. Luftën e Ftohtë e kishin nisur ata me izolimin e Europës Lindore. Këtu duket ndikimi në një dokument kaq të rëndësishëm akademik.

6-Këtu hymë tek PD. Financimi i lobimit të PD në ShBA në zgjedhjet e kaluara, nëse vërtetohet nga institucionet zyrtare hetimore amerikane dhe britanike pasi ngjarjet kanë ndodhur në ShBA dhe Britaninë e Madhe, jo në Shqipëri apo Rusi. Pra nëse vërtetohet nga këto, mund të futet në këto propagancione të mëdha.

7-Heshtja këto ditë e Ismail Kadaresë si njohës i mirë i Rusisë dhe njeri që ka studiuar atje dhe që e ka praktikë të japë mendimin e tij për tema nga më të ndryshmet, heshtja e tij për këto ngjarje të pashembullta të veprimit të agjenturës ruse dhe dëbim agjentësh, ai ka shumë qejf për të folur për të dhënë mendimin e tij.

8-Kodi kamarinskaja, është për atë këngën e famshme Kalinka. Pra kodi kamarinskaja, këtu marrim vesh mes rusofilëve në Shqipëri. Nuk i bëjnë dot dasmat dhe gëzimet familjare, festa pa kërcyer këtë këngë. E kanë si kod që njohin njëri tjetrin.

9-Partia në pushtet në Shqipëri. Në vitin 2017, PS vazhdon si të vetmin regjistrim legal atë në zyrën e Kominternit në Moskë, jo në zyrat e shtetit shqiptar. Kjo vërtetohet me dokumente. Në 1991, kjo parti regjistroi ndryshimin e emrit nga Partia e Punës, Partia Socialiste, por jot ë regjistrohej nga e para. Është e vetmja parti në vendet e NATO-s në pushtet që ka adresën e regjistrimit në Moskë.

10- Është një arritje e madhe e Rusisë që këtu, agjensitë e mëdha mediatike, mediat e mëdha ruse citojnë nga mediat e mëdha shqiptare. Është fjala për Sputniku, për Ruklin pra citohen jo për ngjarje që kanë ndodhur në Rusi që nuk do ishte e kundërshtueshme, por edhe për ngjarje të mëdha në Europë dhe Botë, ku merren lajme nga këto.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook