Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në aksin Durrës-Rrogozhinë ku një makinë tip “Mercedes” ka përplasur një makinë tip “Iveco” e cila ishte e parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Xh.Xh., 24-vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin “Mercedes”, i cili ishte bashkë me drejtuesin e mjetit, i cili u arrestua nga uniformat blu.

Burime policore bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Soren Veshaj, banues në Vlorë, pasi ka përplasur makinën tip “Iveco”, në pronësi të shtetasit B.Xh., 49-vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.