Nuk do t’a gjeni asnjëherë pse kombinimi i miellit të misrit me limonin është kaq i shijshëm , pa e provuar këtë recetë. Shurupi është “qershia mbi tortë”!

 

Përbërësit

– 200 gr gjalpë
– 200 gr sheqer
– 100 gr bajame (të grira)
– 250 gr miell misri
– 3 kokrra lëkurë limoni
– 4 kokrra vezë
– 10 gr pluhur pjekës
– 1 shkop vanilje
– 3 kokrra lëng limoni
– 125 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1. Në një tas të thellë hidhni gjalpin në temperaturë ambjenti dhe sheqerin, rrihini me mixer derisa të jetë krijuar një masë kremoze.

2. Në një tas tjetër përzieni miellin, pluhurin pjekës, bajamet e grira, dhe përziejini.

3. Shtoni lëkurën e tre limonëve të grirë në tasin e gjalpit dhe sheqerit, përziejini dhe shtoni masën e përbërësve të thatë.

4. Përzieni masën me mixer dhe shtoni vezët një e nga një.

5. Piqeni masën në 180 gradë për rreth 30 minuta duke e kontrolluar mesin e kekut me majën e thikës.

6. Në një tenxhere të thellë, hidhni lëngun e tre limonëve, sheqerin pluhur dhe shkopin e kanellës. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët derisa të ketë marrë trajtën e shurupit.

7. Lëreni kekun të ftohet për 10 minuta, e shponi në sipërfaqe me majën e thikës dhe hidhini shurupin sipër.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Kek me arra dhe mjaltë