Stevie Wonder do të bëjë një transplant veshke në muajin shtator. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari i njohur gjatë një koncerti në Londër.

69-vjecari tha se do të japë edhe tre koncerte të tjera dhe më pas do të bëjë ndërhyrjen. Ai shpjegoi se dhuruesi i veshkës eshte gjetur dhe se cdo gjë do të shkojë shumë mirë duke shkaktuar ovacione dhe duartrokitje të publiku.