Refuzon një transplant i cili është i domosdoshëm për jetën e tij, pasi druan se organi mund të jetë i ndonjë homoseksuali.

Vicente Fernández, një prej këngëtarëve meksikan më popullor, deklaroi se refuzoi një mëlçi në betejën e tij kundër kancerit, pasi druante se mos i përkiste ndonjë personi homoseksual.

Në një intervistë për programin meksikan “De Primera Mano”, këngëtari tregoi se mjekët kishin gjetur për të një mëlçi, por se lajmi në vend që ta gëzonte, e bëri mosbesues, deri sa e refuzoi organin.

Fernández tha se iu kthye mjekëve duke iu thënë se nuk e donte mëlçinë, “Nuk do të bie të fle në krahë të time shoqeje me mëlçinë e një mashkulli tjetër. Nuk e di as nëse është e ndonjë homoseksuali apo e dikujt me varësi nga droga”.

Pikërisht kjo frazë e fundit e tij ka ngjallur polemika. Këngëtari u ndje keq gjatë një turneu në Texas, SHBA, ku pas shtrimit në spital mjekët e diagnostikuan me tumor dhe i gjetën një dhurues mëlçie, mirëpo ai refuzoi, shkruan noa.al.

Këngëtari pranoi gjatë intervistës se ishte larguar nga spitali, pavarësisht mendimit kundërshtues të mjekëve. Mirëpo fjalët dhe veprimi i tij nuk u pëlqyen na një pjesë e mirë e fansave, duke e kritikuar sidomos për deklaratën se organi mund ti përkiste ndonjë homoseksuali.