Këngëtari i famshëm amerikan, Justin Bieber, është aksidentuar sot me makinë në Los Angeles.

Bëhet me dije se këngëtari 24-vjeçar, nuk ka pësuar dëmtime të rënda përveç tronditjes pas përplasjes.

Mësohet se një Range Rover, ka përplasur pjesën e prapme të Mercedes-Benzit të Bieber, por përpos kësaj dy shoferët nuk kishin konflikte me njëri tjetrin.

Pavarësisht çfarë kishte ndodhur, ata kishin ruajtur qetësinë dhe kishin arritur në një konsensus.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook